“Adem Jashari ishte shumë i fuqishëm, i vëmendshëm dhe fjalëpak”, flet ushtaraku që trajnoi komandantin

07 mars 2024 | 22:11

Ushtari trajnues i Adem Jasharit, Ylli Mici ka kujtuar figurën e tij, duke theksuar dëshirën e madhe që heroi kishte për ushtrimet luftarake.

Mici në rrëfimin e tij tha se Ademi në stërvitje ishte nga më të mirët.

“Në pamjen e parë dukej që ishte njeri I fuqishëm dhe më vonë në stërvitje u pa që ishte njeri që kërkonte shumë nga vetja.

Ishte nga më të mirët, shembull për tjerët dhe fjalëpak.

Ne në atë organikën mësimore që bëmë e vume komandant i togës, dhe na doli që vërtetë e meritonte këtë pozicion sepse ai vërtetë beri vepra edhe më të mëdha heroike se sa një komandant toge aty.”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rifat Jashari, vëllai i komandantit legjendar Adem Jashari, gjatë ditëve…