Rasti “Banjska”, dy nga tre të akuzuarit dënohen me burgim të përjetshëm, njëri me 30 vjet
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin ndaj të akuzuarve për sulmin terrorist në Banjskë.
Pas 2 vjet e 7 muajsh nga sulmi, Vlladimir Tolliq, Bllagoje Spasojeviq dhe Dushan Maksimoviq u dënuan me burgim të përjetshëm.
Nga sulmi terrorist i shtatorit të vitit 2023, mbeti i vrarë rreshteri policor 50-vjeçar nga Vushtrria, Afrim Bunjaku, ndërkaq u plagos zyrtari policor Alban Rashiti e u lënduan Çlirim Shaqiri, Mirsad Kryeziu e Sedat Dushi.
Përveç Tolliq, Spasojeviq dhe Maksimoviq, Prokuroria Speciale e Kosovës më 11 shtator ngriti aktakuzë në mungesë edhe ndaj 42 personave të tjerë, në mesin e tyre edhe kryeterroristi Millan Radoiçiq, të cilin Serbia nuk e ka dorëzuar.
Prokuroria më parë kishte kërkuar gjykim në mungesë edhe ndaj të akuzuarve të tjerë, por që u hodh poshtë si e pabazë nga Gjykata Themelore e Prishtinës.



