
Adem Jashari me shokë duke festuar diplomimin e Kadri Veselit
26 shtator 2021
| 10:03
Në një foto të shpërndarë në rrjetet sociale, shihet komandanti legjendar Adem Jashari së bashku me Xhevdet Tahiraj, tani doktor në FSK, Isa Demirin nga Kërçova, një patriot dhe i përndjekur politik nga Maqedonia e shumë shokë të tjerë në festën e diplomimit të Kadri Veselit.
Sipas mbishkrimit në fotografi, aty të pranishmit festojnë diplomimin e Kadri Veselit.
Fotografia është bërë në vititin 1993 në banesën e Veselit në Tiranë.
Në foto janë: Adem Jashari, Kadri Veseli, Shaip Muja, Isë Demiri, Jakup Nura, Sefedin Morina, Ramiz Daka, Xhevdet Tahiraj dhe Feriz Hoti.