“Edi Rama i vetmi që flet kundër padrejtësive të Hagës”

09 qershor 2025 | 21:54

Analistja Aida Dërguti në “Rubikon” në Klan Kosova, tha se në rrafshin diplomatik organizimi i ndeshjes me Serbinë, është plus i madh për Shqipërinë.

Sipas Dërgutit, Shqipëria doli fituese, duke shtuar se kritikuesit kishin tone të ngritura në raport me Edi Ramën në mbrojtje të simboleve.

Dërguti tha se “gjatë kësaj kohe, Edi Rama ka qenë i vetmi që ka folur kundër padrejtësive në Hagë”.

“Ky debati që vazhdoi ishte shumë i ulët, tentimi për me i ofendu institucionet e Serbisë, edhe pse ata paraprakisht që cilat simbole nuk mund të futen, dhe kjo ndeshje e rëndësishme për Shqipërinë e cila është pretendente për BE, dhe arriti që t’i krijojë kushtet për një ndeshje tërësisht ndryshe prej asaj që kemi parë në Beograd”, tha Dërguti.

Ndërkaq, analistja Dërguti tha se sulmet ishin të organizuara, “ata që e mbrojnë Kurtin, kritikuan Ramën”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati Arianit Koci, ka njoftuar se Arbnor Spahiut, ish-zyrtarit policor…