Ademi: Kjo është e vërteta për Gramoz Vokrrin

07 mars 2019 | 15:40

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi e ka mohuar se e ka larguar nga puna djalin e legjendës Fadil Vokrri, Gramozin.

Numri një i FFK-së, ka thënë se Gramoz Vokrri gjithmonë e ka të hapur deren në Federatën e Futbollit.

“E ka të hapur derën për të ardhur në Federatë e Futbollit, jo për shkak të përvojës që ka, por fillimisht si djali i legjendës Fadil Vokrri, por edhe si një djalë i rritur në Evropë që mund të jap kontribut. Ne i kemi ofruar atij një kontratë, por që nuk e ka pranuar ta nënshkruajë. Gramozi ka qenë fillimisht i punësuar. E kemi këtu një kontratë të cilën e ka pranuar, është fjala për pozitën Drejtor për Marrëdhënie me Jashtë. Gramozi ka disa ditë që nuk ka ardhur në federatë, më pak se një muaj. Faktikisht ky është posti i tretë më i madh në FFK. Atij i është dukur se nuk i përshtate ky post”, ka deklaruar Ademi.

“Ia kemi ofruar disa pozita. Drejtor i edukimit, drejtor i marketingut, drejtor i regjioneve, drejtor i garave, nuk e ka gjetur veten në këto pozita”, ka shtuar Ademi.

Sipas drejtuesve të FFK-së, kërkesa e Gramz Vokrrit ka qenë pozita e Drejtorit Gjeneral.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Ramush Haradinaj ka reaguar për aksidentin që ndodhi sot…