Ademi, mesazh shtetit: Stadiumi është urgjencë kombëtare
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka thënë se gjëja e vetme që i nevojitet Kosovës me shpejtësi është ndërtimi i një stadium me kapacitet sipas standardeve të FIFA-s.
Ademi ka bërë me dije se interesimi për përcjelljen e ndeshjes Kosovë-Turqi ka qenë i jashtëzakonshëm, ku rreth 400 mijë kërkesa janë parashtruar për blerje të biletave. “Vetëm një gjë na duhet me çdo kusht dhe me një shpejtësi, siç thonë, të ‘dritës së syrit’, është një stadium nacional apo një stadium, qysh do ta quajmë, i cili i plotëson kriteret dhe kushtet, sepse jemi shumë të ngushtuar nga popullata jonë, nga tifozët tanë që nuk po mundemi me u bë vend në stadiumin ‘Fadil Vokrri’. Besoni, kanë qenë më shumë se 300 mijë apo rreth 400 mijë kërkesa në platformë për një biletë. Kur i ke parasysh që i heqin disa bileta që janë për evakuim, disa që i takojnë kundërshtarit, ne mbesim diku me pak se 10 mijë bileta për shitje”, ka thënë Ademi.
Kujtojmë që Kosova ka pësuar humbje nga Kombëtarja e Turqisë, me rezultat minimal 0-1, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë në finalen e “play-off”-it për Kupën e Botës.



