Ademi: Në mars fillon ndërtimi i stadiumit kombëtar
01 janar 2019
| 15:22
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi në intervistën për numër festivë të gazetës “Epoka e re”, ka folur rreth fillimit të ndërtimit të stadiumit kombëtar në Drenas.
“Deri në muajin shkurt do të kryhen të gjitha procedurat e fizibilitetit dhe shpallja e tenderit dhe zgjedhja e fituesit se kush do ta punojë atë. Besoj në fjalët e ministrit të Sportit, se në mars do të fillojë ndërtimi i stadiumit kombëtar në Drenas, i cili do të jetë një nga stadiumet më të mira në regjion”, ka thënë Ademi.
/Epoka e re/