
Ademi takon presidenten e federates angleze Debbie Hewitt
06 korrik 2022
| 20:58
Presidenti i Federatēs së Futbollit të Kosovēs, Agim Ademi po qëndron zyrtarisht në Manchester të Anglisë.
Gjatë vizitës në Angli, Ademi ka takuar shumë personalitete të larta të futbollit evropian e ndët to edhe nikoqiren e Euro 2022, presidenten e Federatës së Futbollit të Anglisë, Debbie Hewitt.
Njoftimi i plotë i Ademit në llogarinë e vet në “Facebook”:
Në Manchester takova nikoqiren e Euro 2022, presidenten e Federatës së Futbollit të Anglisë, Debbie Hewitt.
Diskutuam për projektet e dy federatave si dhe për zhvillimin e ndeshjeve miqësore ndërmjet ekipeve tona kombëtare.
#BashkëPërFutbollin