Ademi vizitoi KF Istogu

25 korrik 2019 | 18:44

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi e ka vizituar sot KF Istogu.

Ademi ka diskutuar për statusin e klubit me investitorët të cilët po i bëjnë parapërgatitjet për organizimin e klubit bashkë me drejtuesit e Komunës së Istogut. Po ashtu, u vizitua edhe vendi ku së shpejti do të fillojë ndërtimi i stadiumit të ri, për të cilin istogasit presin që ky projekt të realizohet në partneritet me Ministrinë e Sportit, FFK-në dhe Komunën.

Kryetari Ademi u njoftua nga nikoqirët se shumë shpejtë do të realizohet nisma për krijimin e akteve normative  për shndërrimin si klub privat apo shoqëri aksionare. Ai ua shpjegojë formën dhe mënyrën se si të bëhet organizimi i klubit në bazë të rregulloreve të FFK-së dhe të UEFA-s, si dhe u dha shpjegime për Ligjin mbi Sponsorizim, teksa premtoi se do ta ndihmojë projektin e klubit brenda mundësive të FFK-së.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkatdhetarët, të cilët po qëndrojnë për pushime në Kosovë, për…