
Ademi viziton Feronikelin dhe Fushë Kosovën
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi në shoqëri të anëtarit të KE-s, Ismajl Ajeti vizitat në terren i ka vazhduar te KF “Fushë Kosova” dhe KF “Feronikeli”.
Edhe gjatë këtyre vizitave kreu i FFK-së ka bashkëbiseduar me drejtuesit e klubeve për mënyrën se si po e përballojnë këtë periudhë pas pezullimit të aktiviteteve si pasojë e koronavirusit, për shëndetin e futbollistëve dhe punëtorëve sportivë si dhe ka shprehur gatishmërinë e FFK-së për ndihmë.
“Ademi ka bërë me dije se janë duke ndjekur më vëmendje situatën me koronavirusin Covid-19 dhe varësisht prej rrethanave do të merren edhe masat dhe veprimet e ardhshme nga FFK-ja sa i përket mënyrës së vazhdimit të kampionatit. Ai shprehu bindjen se shumë shpejt do të kalohet edhe kjo sfidë dhe futbolli do t’i kthehet normalitetit dhe garës në fushën e gjelbër”, thuhet në njoftimin e FFK-së.
/Epoka e re/