Pele: Të gjithë e dinë kush është më i miri në histori të futbollit

21 mars 2020 | 14:25

Legjenda braziliane, Pele, i është kthyer gjendjes së mirë shëndetësore, pas problemeve që kishte një muaj më parë.

80-vjeçari, sa herë që paraqitet në publik, pyetet për më të mirin e historisë së futbollit. Sot në botë, ka mendje të ndara në mendime të ndryshme, që si më të mirin përmendin Pelen, Diego Maradonën, Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin.

“Është një pyetje e vështirë se kush është lojtari më i mirë në histori. Zico, Ronaldinho, Ronaldo, Cruyff. Unë mendoj se Pele është më i miri. Ata të gjithë i krahasojnë me mua”, u përgjigj Pele.

Në pyetjen se sot kush është më i miri, Pele u përgjigj: “Cristiano Ronaldo akoma. Por nuk duhet harruar edhe Messin”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike…