Aderime të reja të Nismën Socialdemokrate (Foto)

12 dhjetor 2018 | 11:31

Nisma Socialdemokrate ka njoftuar për aderime të reja. Në dy postime të ndara në profilin zyrtar të kësaj partie në “Facebook”, është bërë me dije se Degës së Nismës në Vushtrri i janë bashkuar mbi 40 qytetarë nga kjo zonë.

Prezent nga selia qendrore e kësaj partie në këtë ngjarje ka qenë i pranishëm kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, dhe deputeti Enver Hoti.

Krasniqi iu ka uruar mirëseardhje anëtareve të rinj të Nismës, duke u zotuar se do ta ketë gjithë hapësirën e nevojshme për të dhënë kontributin e tyre.

Ai ka thënë se vendit i duhet vizioni socialdemokrat i Nismës.

Krasniqi ka rikujtuar parimet bazë të Nismës të cilat janë, liria, drejtësia dhe solidariteti.

Ndërsa, deputeti Enver Hoti i ka falënderuar të aderuarit që kanë zgjedhur Nismën për të dhënë kontributin e tyre.

Sipas tij, anëtarët e ri do të jenë vlerë e shtuar dhe energji e re për këtë subjekt.

Po ashtu, në ambientet e Nismës Socialdemokrate në Prishtinë disa qytetarë të profesioneve të ndryshme i janë bashkuar këtij subjekti politik, ku janë mirëpritur nga Jakup Krasniqi, Enver Hoti dhe Shekip Fazliu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair ka takuar ditë…