Tony Blair mohon përfshirjen në ndonjë projekt të Kosovës

12 dhjetor 2018 | 11:26

Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair ka takuar ditë më parë privatisht presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Kështu është përgjigjur për BIRN, Instituti Tony Blair për Ndryshim Global ku dhe është mohuar përfshirja e ish-kryeministrit britanik në ndonjë projekt për Kosovën.

“Blair e njeh presidentin Thaçi për kohë të gjatë dhe e ka takuar atë privatisht” është thënë në përgjigjen e Institutit Tony Blair.

“Siç e kemi thënë edhe në të shkuarën, Blair është i interesuar për rajonin dhe njeh njerëz kyç atje dhe dëshira e vetme e tij është që të shohë një zgjidhje me të cilën do të pajtoheshin të gjithë dhe e cila do t’i sillte stabilitet rajonit”.

Është raportuar se Instituti Tony Blair ka kërkuar që ta punësojë një këshilltar për të këshilluar zyrtarët serbë sa i përket qeverisjes.

“Instituti ka një projekt që po vazhdon në Serbi, që ndihmon në ofrimin e shërbimeve publike. Kjo është pjesë e punës së gjerë jofitimprurëse të institutit që përkrahë qeveritë gjithandej nëpër botë dhe sigurohet pa asnjë kosto për Qeverinë e Serbisë”, është thënë në përgjigjen e këtij instituti.

Edhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se projekti nuk është i financuar nga Qeveria e Serbisë.

Instituti nuk është përgjigjur në pyetjen e BIRN-it se cila është mënyra e financimit të projektit, por që kanë konfirmuar që Blairi ka zhvilluar takime me zyrtarët serbë.

“Si pjesë e punës së sonë në Serbi, z. Blair është takuar me zyrtarët edhe të kësaj administrate edhe asaj së kaluarës”, ka bërë me dije ky institut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sonte (e mërkurë) përfundon faza e grupeve në Ligën e…