Ajaxi dhe Bayerni kërkojnë pozitën e parë në “Johan Cruijff Arena”

12 dhjetor 2018 | 11:24

Sonte (e mërkurë) përfundon faza e grupeve në Ligën e Kampionëve. Një nga ndeshjet më interesante do të zhvillohet në “Johan Cruijff Arena”, ku Ajaxi dhe Bayern Muncheni do të kërkojnë ta marrin pozitën e parë në grup.

Vendësve iu duhet fitorja për të arritur një gjë të tillë, kurse Bayernit i mjafton edhe barazimi. Benfica do të luajë në Ligën e Evropës nga Grupi E. Ndeshje e fortë do të zhvillohet në kuadër të Grupit F, pasi Shakhtar Donetsk kërkon fitore ndaj Lyonit për ta rrëmbyer pozitën e dytë, por francezëve u mjafton edhe barazimi.

Në pozitën e parë është Manchester City që do të luajë ndaj Hoffenihemit. Nga Grupi G kualifikimin e kanë siguruar Real Madridi dhe Roma, kurse Viktoria Plzen dhe CSKA Moska kërkojnë kualifikimin në Ligën e Evropës. Edhe në Grupin H, Juventusi dhe Manchester Unitedi e kanë të siguruar kualifikimin, por “Zonja e Vjetër” pritet të konfirmohet e para në grup, derisa Valencia do të bëjë gara në Ligën e Evropës.

Grupi E

21:00 Ajax – Bayern Munchen
21:00 Benfica – AEK Athens

Tabela

  1. Bayern Munchen   5 13 pikë
  2. Ajax                          5 11
  3. Benfica                     5 4
  4. AEK Athens            5 0

Grupi F

21:00 Manchester City – Hoffenheim
21:00 Shakhtar Donetsk – Lyon

Tabela

  1. Manchester City         5 10 pikë
  2. Lyon                              5 7
  3. Shakhtar Donetsk      5 5
  4. Hoffenheim                 5 3

Grupi G

18:55 Real Madrid – CSKA Moscow
18:55 Viktoria Plzen – Roma

Tabela

  1. Real Madrid                5 12 pikë
  2. Roma                            5 9
  3. Viktoria Plzen             5 4
  4. CSKA Moscow            5 4

Grupi H

21:00 Valencia – Manchester United
21:00 Young Boys – Juventus

Tabela

  1. Juventus                      5 12 pikë
  2. Manchester United    5 10
  3. Valencia                        5 5
  4. Young Boys                   5 1

/Epoka e re/ 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Andreas Noll 13 minuta e dëgjuan me vëmendje presidentin e…