Merr fund drama: PSG kampion i Evropës për vitin e dytë rresht

30 maj 2026 | 21:08

Paris Saint-Germain dhe Arsenali do të ndeshen sonte (e shtunë) mes vete në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve për edicionin 2025/26.

Kampioni i Francës dhe ai i Anglisë duan ta mbyllin një sezon perfekt me një fitore të madhe në finalen e Ligës së Kampionëve, e cila pritet të zhvillohet në ‘Puskas Arena’ të Budapestit nga ora 18:00.

Ekipi i Luis Enriques vjen plot besim në këtë ndeshje dhe si kampion në fuqi i Evropës, kështu që synon trofeun e dytë në histori dhe të dytin radhazi në Ligën e Kampionëve,

Edhe ekipi i Mikel Artetas është besimplotë pasi ka fituar titullin e Ligës Premier pas plotë 22 vitesh, teksa në finalen e Ligës së Kampionëve vjen pa asnjë humbje këtë edicion, duke synon trofeun e parë në histori.

Telegrafi do t’ju mbajë të informuar minutë pas minute për këtë ndeshje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fushata zgjedhore e LDK-së me bartësen e listës dhe kandidaten…