Goditje financiare për Manchester Cityn, dështon marrëveshja e rëndësishme
19 nëntor 2026
| 16:48
Manchester City ka marrë një lajm të keq në aspektin financiar, pasi gjiganti amerikan i investimeve, “Apollo”, ka hequr dorë nga një marrëveshje huadhënieje në vlerë prej 2 miliardë dollarësh, e cila ishte paraparë për “City Football Group”, kompaninë që zotëron klubin anglez.
Negociatat mes palëve kishin arritur në një fazë të avancuar, por marrëveshja nuk është finalizuar. Sipas raportimeve, vendimi ka ardhur pasi një komision i pavarur e ka shpallur Manchester Cityn fajtor për shkeljen e rregullave financiare të Premier League.
Kështu, “City Football Group” humbet një mundësi të rëndësishme financimi, në një moment kur çështjet financiare dhe pasojat e tyre vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes.



