Reali e hap thesin për Bellinghamin, paga e tij mund të shkojë në 30 milionë euro në vit

19 nëntor 2026 | 15:26

Real Madridi po e përgatit një përmirësim të madh financiar për Jude Bellinghamin, duke synuar ta shpërblejë mesfushorin anglez për rëndësinë që ka në projektin e klubit.

Sipas raportimeve të mediave spanjolle, drejtuesit madrilenë janë të gatshëm t’ia rrisin ndjeshëm pagën, duke e afruar me nivelin e yjeve më të paguar të skuadrës.

Bellingham aktualisht përfiton rreth 20.8 milionë euro bruto në sezon, ndërsa me kushtet e reja paga e tij mund të arrijë afërsisht 30 milionë euro në vit.

Kjo do ta vendoste në të njëjtën kategori financiare me Kylian Mbappen dhe Vinicius Juniorin, duke reflektuar statusin e tij te gjiganti spanjoll.

Anglezi tashmë ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës deri në vitin 2031, në vend të afatit të mëparshëm, që përfundonte më 2029.

Megjithatë, përmirësimi i kushteve financiare është një tjetër hap që Reali dëshiron ta konkretizojë për ta siguruar të ardhmen e tij afatgjatë në Santiago Bernabeu.

Bellingham, i cili iu bashkua Realit në vitin 2023 nga Borussia Dortmundi, vazhdon të jetë një prej futbollistëve më të rëndësishëm të skuadrës.

Këtë sezon, nën drejtimin e Jose Mourinhos, ai po aktivizohet më afër sulmit, ndërsa deri tani ka regjistruar pesë gola dhe katër asistime.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Partia Progresive Serbe (SNS) e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, duhet…