Aderon në Vetëvendosje, Enver Dugolli – shoku i qelisë së Albin Kurtit në Nish

06 mars 2018 | 19:39

Lëvizjes Vetëvendosje i është bashkuar ish-gjenerali, Enver Dugolli.

Këtë e ka konfirmuar kryetari i kësaj lëvizjeje, Albin Kurti, që ka treguar se me Dugollin ka qenë në qeli në burgun e Nishit.

“Mbi 10 vjet gjithsej si i burgosur politik, shtatë vjet në TMK, 10 vjet në FSK si kolonel, prej këtyre të fundit gati katër vjet si atashe ushtarak në Ambasadën e Kosovës në Tiranë, me gjeneralin në pension Enver Dugollin sot ishim bashkë për homazhe në Prekaz, dhe, tash e tutje do të jemi bashkë në Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Tre muaj kemi qenë në të njëjtën qeli C-17 në Burgun e Nishit në fillim të vitit 2000. Na presin shumë punë e sfida bashkë. Dija, përvoja dhe ndershmëria e tij na e shtojnë fuqinë”, ka shkruar Kurti në profilin e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtaraku nga Shqipëria, Ylli Mici, ka rrëfyer për kujtimet e…