Adeyemi nuk shkëlqen në fushë, media gjermane fajëson Loredanën

29 shtator 2023 | 16:03

Borussia Dortmund nuk e ka nisur mirë sezonin e ri të Bundesligës. Pas pesë ndeshjesh është në vendin e gjashtë me tri fitore dhe dy barazime.

Me një performancë të dobët në fushë u shqua Karim Adeyemi, sulmuesi i cili duhet ta udhëheqë në sulm skuadrën e Edin Terziq.

Adeyemi (21 vjeçar) ende nuk ka shënuar asnjë gol, nuk ka asistime dhe ka gjuajtur vetëm dy herë në portë në pesë ndeshje.

Terziq nuk kishte zgjidhje tjetër veçse ta linte në stol, madje komentoi negativisht për formën e tij në një nga konferencat për shtyp.

Nga ana tjetër gazeta gjermane ‘Bild’ ka fajësuar lidhjen e tij me Loredanën për gjendjen jo të mirë të futbollistit në fushë. Sipas tyre romanca me muzikanten Loredana (28 vjeçe) po e largon atë nga futbolli dhe stërvitjet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Brukseli po monitoron nga afër nëse Serbia i përmbush kërkesat…