‘Adidas’ shtyn Wirtzin të nënshkruajë për Realin

23 shkurt 2024 | 11:36

Florian Wirtz është ylli kryesor i Bayer Leverkusenit. Mesfushori 20-vjeçar gjerman ka shënuar 8 gola dhe ka dhënë 16 asistime në 30 ndeshjet e tij këtë sezon në të gjitha kompeticionet.

Kjo do të thotë se skuadrat e mëdha në Evropë e kanë tashmë në radarin e tyre. Lojtari, sipas “Bild”, nuk dëshiron të largohet nga Leverkuseni deri në vitin 2025, ndaj duket e vështirë për të nënshkruar me të këtë verë.

Bayern Munchen sakaq e ka atë si objektivin kryesor, por Leverkuseni nuk dëshiron t’ia shesë yllin rivalit të tij më të madh.

Nisur nga kjo situatë, “Adidas”, sponsori i tij kryesor, është futur në lojë duke e shtyrë mesfushorin që të nënshkruajë për Realin e Madridit duke nisur që nga viti 2025, të cili momentalisht Leverkuseni e vlerëson 130 milionë euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjeli i Kosovës që zgjat këngën e tij deri në…