Administrata “Turmp” ndalon fjalët “fetus” e “transgjinor”

17 dhjetor 19:48

 

Një nga institucionet më të rëndësishme shëndetësore në SHBA, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, ose CDC, mori udhëzime se fjalë si “fetus”, “diversitet” apo “transgjinor”, nuk janë të përshtatshme për t’u përdorur në raportimet e buxhetit.

Sipas “Washington Post”, analistëve të politikave të CDC gjatë një takimi ju tha nga zyrtarë të lartë të administratës “Trump”, se 7 fjalë apo fraza nuk do të përdoren më në dokumentet e ardhshëm. Këto janë ‘i pambrojtur’, ‘e drejtë’, ‘diversitet’, ‘transgjinor’, ‘fetus’, ‘bazuar në prova’ dhe ‘bazuar në shkencë’.

Një analist i pranishëm në takim që preferoi të mbetet anonim tha për “Washington Post”, deklaroi se ende nuk e kishin marrë veten nga ky urdhër, kur administrata “Trump” nisi të sugjeroje edhe alternativa.

Për shembull, në vend të frazës “bazuar në shkencë” që tani u ndalua, mund të përdoret fraza “shkencë duke konsideruar standardet dhe dëshirat e komunitetit”, raporton “TCh”.

Grupet për të drejtat e grave dhe komunitetit LGBT thanë se censurimi i këtyre fjalëve tregon injorimin e plotë të administratës “Trump” për orientimin seksual, identitetin gjinor dhe të drejtën e abortit. Sipas tyre, që prej ditës së parë në pushtet, Trump i vuri vizën të drejtave të grave, homoseksualëve dhe shkencës.

Duket se censura po bëhet normale për administratën “Trump”, pasi vetëm dy muaj më parë,”New York Times” raportoi se në faqen e internetit të Agjencisë për Mbrojtjen e Ambientit ishin hequr të gjitha materialet dhe informacionet për ngrohjen globale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me dhjetëra mijëra persona u janë bashkuar familjeve evropiane mbretërore…