Admirali James Foggo: Transformimi i FSK-së, vetëm me ndryshime kushtetuese

21 mars 2018 | 15:18

Transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës mund të bëhet vetëm me ndryshime kushtetuese, ndërsa ura e Ibrit mund të hapet vetëm nga Qeveria e Kosovës.

Kështu ka deklaruar komandanti i NATO-s me bazë në Napoli, admirali James Foggo gjatë ligjëratës para studentëve të Kolegjit AAB.

Komandanti Foggo  ka thënë se transformimi i FSK-së në ushtri nuk mund ta bëjë NATO, por duhet të bëhet përmes reformave kushtetuese që kërkojnë dy të tretat e shumicës në Kuvend të Kosovës.

Duke u shprehur i impresionuar me rininë e Kosovës, admirali  i NATO-s, ka thënë se  zhvillimi ekonomik, respektimi i  të drejtë të barabarta për të gjithë qytetarët është rruga më e sigurt drejt vendeve euroatlantike.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria Federale e Zvicrës në mbledhjen e sotme ka aprovuar…