Adoleshenti i abuzuar vret priftin 91 vjeç, i ngul kryqin në fyt

28 tetor 2020 | 08:21

Atë Roger Matassoli u gjet i vdekur në shtëpinë e tij me kryqin e ngulur në fyt. Një 19-vjeç është arrestuar në Francë për hakmarrjen brutale të vrasjes së priftit pedofil që akuzohej për abuzime ndaj tij dhe tre djemve të tjerë të rinj.

I dyshuari i identifikuar vetëm si Alexandre V., raportohet se ka vrarë dhe torturuar priftin katolik 91 vjeç Roger Matassoli në shtëpinë e tij në Agnetz, në veri të Francës më 4 nëntor të vitit të shkuar.

I riu kishte ngulur kryqin në fytin e priftit duke i shkaktuar mbytjen. Autori ishte dërguar fillimisht në një klinikë të shëndetit mendor pas arrestimit, ku ai qëndroi për dy muaj deri në ngritjen formale të akuzave kësaj jave.

Alexandre u kap nga policia teksa tentonte të largohej nga skena e krimit dhe është akuzuar torturë, vrasje dhe rezistencë ndaj arrestit. Gjatë hetimeve i dyshuari tha se nuk mbante mend asgjë nga ngjarja por kishte të qartë motivin për sulmin e tij.

Alexandre është një nga katër djemtë për të cilët Matassoli akuzohet se i ka abuzuar seksualisht prej vitit 1960 deri në 2000, edhe pse autoritetet dyshojnë se ka më shumë viktima që ende nuk kanë dalë me akuzat e tyre.

Dhe në fakt abuzimet datojnë që prej babait të autorit Alexandre, i cili gjithashtu raportohet se ka qenë një viktimë e abuzimeve të Matassoli.

Sipas të përditshmes britanike “The Sun”, gjyshi i Alexandre ka vrarë veten kur mësoi për abuzimet që kishte kaluar familja e tij në duart e priftit pedofil.

Vetë Alexandre ka tentuar vetëvrasjen në të kaluarën teksa një anëtar i familjes raportoi se abuzimet ndaj tij kanë vijuar prej moshës gjashtë deri në pesëmbëdhjetë vjeç.

Por, me gjithë akuzat ndaj tij, Matassoli ka qenë në borderonë e kishës deri vitin e kaluar.

Peshkopi i Beauvais, Jacques Benoit-Gonnin insiston se Matassoli u largua nga postet e kishës që në vitin 2009 kur dolën akuzat, dhe se vijimi i tij në marrjen e rrogave nga kisha ishte “gabim teknik”. Prej vitit 1967, Moatassoli ishte larguar nga një post kishtar në tjetrin, prej akuzave të abuzimeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kina i ka regjistruar 42 raste të reja të personave…