Adoleshentja që incizoi vrasjen e Floydit fiton Pulitzerin

11 qershor 2021 | 21:59

Darnella Frazier, një adoleshente nga Minesota, videoja e të cilës shpërfaq vrasjen e afrikano-amerikanit George Floyd nga një zyrtar policor, është shpërblyer me Çmimin Pulitzer.

Çmimet Pulitzer konsiderohen më prestigjiozet për gazetari në Shtetet e Bashkuara.

Frazier është cituar për “incizim të guximshëm të vrasjes së George Floydit, një video që ka nxitur protesta kundër brutalitetit policor në gjithë botën, si dhe ka vënë në pah rolin e rëndësishëm të qytetarëve teksa gazetarët janë në kërkim të së vërtetës dhe drejtësisë”, ka thënë bordi që ka ndarë çmimet.

Stafi i gazetës Minneapolis Star Tribune, është nderuar me çmimin për dhënien e lajmit më të shpejtë për vdekjen e Floydit./REL

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova ka shënuar fitore në ndeshjen miqësore ndaj Gambisë në…