Adrola Dushi bëhet imazh i ri i “Mac Cosmetics”

27 maj 2020 | 15:13

Adrola është bërë imazh i ri i brendit të njohur të grimit “Mac Cosmetics”.

Në profilin e saj në “Instagram”, ajo ka ndarë me ndjekësit imazhin e saj nga reklama për brendin e njohur.

Modelja e njohur po reklamon produktet e reja të grimit të markës “Mac” dhe duket për mrekulli si zakonisht.

Në imazhin që u publikua në faqen zyrtare të “Mac Cosmetics”, Adrola reklamon  “Hyper Real Gloë Palette”, çmimi i të cilës është 39.90 euro.

Shkëlqyesi për fytyrë përmban tri nuanca të reja dhe përshkruhet si produkt shumë i përshtatshëm për çdo tip lëkure.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Ambientit 32 organizata joqeveritare kanë…