Aeromakina me motor BMW dhe benzinë testohet me sukses (Video)

30 qershor 2021 | 22:16

Një prototip i një makine fluturuese ka përfunduar një fluturim 35 minutësh mes aeroporteve ndërkombëtare të Nitras dhe Bratislavës në Sllovaki. Aeromakina “AirCar” është i pajisur me një motor BMW dhe udhqehet me karburant normal benzine.

Krijuesi i këtij prototipi, Profesor Stefan Klein tha se mund të fluturonte rreth 1,000 kilometra në një lartësi prej 2500 metrash dhe kishte kaluar 40 orë në ajër deri më tani. Për t’u shndërruar nga makinë në aeroplan dhe anasjelltas, mjetit i duhen dy minuta e 15 sekonda.

Krahët e saj qëndrojnë të palosur në anë të mjetit në momentin që ajo funksionon si makinë dhe hapen në momentin që shndërrohet si aeroplan.

Klein e çoi e përshkroi përvojën si krejt “normale”, por edhe “shumë të këndshme”. Në ajër, automjeti arriti një shpejtësi masatare prej 170 kilometra në orë. Aeromakina mund të mbajë dy persona, me një peshë totale prej 200 kg.

Ndryshe nga prototipet e taksive me dron, kjo makinë nuk mund të ngrihet dhe të ulet vertikalisht dhe për këtë qëllim kërkon një pistë, të ngjashme me atë të avionëve.

Kompania që qëndron pas këtij projekti ka pritshmëri të larta në tregun e sapolindur të makinave fluturuese, që shihen si e ardhmja e transportit, sidomos në zonat urbane ku infrastruktura rrugore e hekurudhore ka arritur maksimumin.

Në 2019, kompania konsulente Morgan Stanley parashikoi se ky sektor mund të vlente 1.5 trilion dollarë deri në vitin 2040 dhe në një event, shefi ekzekutiv i Hyundai Motors Europe, Michael Cole e quajti konceptin e makinave fluturuese “pjesë e pashmangshme e së ardhmes”.

Kompania pas AirCar, Klein Vision thotë se prototipi ka marrë rreth dy vjet për t’u zhvilluar dhe ka kushtuar më pak se 2 milion euro investim deri më tani. Anton Zajac, një këshilltar dhe investitor në Klein Vision, tha se nëse kompania mund të tërheqë qoftë edhe një përqindje të vogël të shitjeve globale të linjave ajrore taksi, do të ishte jashtëzakonisht e suksesshme.

“Ka rreth 40,000 porosi të makinave avion vetëm në Shtetet e Bashkuara. Nëse thithim vetëm 5 për qind të tyre, për të ndryshuar avionët për makinën fluturuese ne kemi një treg të madh”, tha ai.

Stephen Wright nga Universitetin e Perëndimit të Anglisë përshkroi AirCar si “fëmijë i dashur i kryqëzimit të një makine Bugatti Veyron dhe një avioni të vogël Cesna 172”.

Problemi tashmë është certifikimi, që do të kërkojë vite të tjera kohë dhe testime të mëtejshme për të garantuar se aero-makina është e sigurtë, si në qiell, ashtu edhe në tokë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Atdhe Nuhiu, është bërë me…