Aeroplanët luftarakë amerikanë arrijnë në Abu Dhabi

13 shkurt 2022 | 08:45

Aeroplanët amerikane F-22 kanë arritur në Emiratet e Bashkuara Arabe, në kuadër të marrëveshjes për mbrojtje nga ana e SHBA-ve, sa i përket sulmeve raketore nga rebelët e Jemenit të njohur si Houthi.

Fluturaket zbritën në bazën ajror Al-Dafra në Abu Dhabi, ku gjenden rreth 2.000 ushtarë amerikane që janë atje si kundërpërgjigje për sulmet e Houthi, që gjatë muajit të kaluar lansuan raketa – të para që hyrja e forcave amerikane në Irak në vitin 2003, transmeton Telegrafi.

Zyrtarë amerikanë kanë refuzuar të tregojnë sesa fluturake janë grumbulluar – duke u thirrur në sigurinë operative. Megjithatë, Forcat Ajrore amerikane kanë publikuar fotografitë që tregojnë gjashtë F-22 në pistën e fluturimit në Al-Dafra.

Kujtojmë që grumbullimi i fluturakeve ka pasuar pasi që rebelët Houthi që përkrahen nga Irani, gjatë muajit të kaluar tri herë sulmuan me raketa Abu Dhabin, e sulmet ndodhnin pas vizitave të rëndësishme siç ishte vizita e kryeministrit të Koresë së Jugut dhe atij të Izraelit.

Edhe pse kanë mbetur në hijen e krizës së Ukrainës, sulmet raketore drejtuar kah Emiratet e Bashkuara, nuk i lanë Shtetet e Bashkuara të qëndrojnë duarkryq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja në Kuvendin e Kosovës, Duda Balje, ka thënë se…