Pa pranu Serbia që ka bërë krime, s’duhet të ulemi në tavolinë me të

13 shkurt 2022 | 08:43

Deputetja në Kuvendin e Kosovës, Duda Balje, ka thënë se qeveria nuk duhet të zhvillojë bisedime me palën serbe derisa kjo e fundit t’i pranojë krimet që ka bërë.

“Derisa Serbia nuk e pranon se ka bërë gjëra shumë të këqija, nuk duhet me u ulë në tavolinë me ata”, tha Balje në Oxygen.

“Nuk kemi bërë asgjë për njerëzit e zhdukur”, shtoi deputetja.

Tutje Balje u shpreh e sigurt se secili boshnjakë në Bosnje e ka pranuar Kosovën si shtet në zemër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka folur rreth…