Aeroplani aksidentohet para uljes në pistë, humbin jetën 68 persona

15 janar 2023 | 21:11

Të paktën 68 persona mësohet se humbën jetën si pasojë e një aksidenti ajror që ndodhi mëngjesin e së dielës në Nepal.

Sipas raportimeve nga mediat e huaja avioni me 72 persona në bord, mes të cilëve dhe 4 pjesëtarë të ekuipazhit, i kompanisë Yeti Airlines u përplas në tokë ndërsa përpiqej të ulej në aeroport.

Avioni ishte nisur nga Katmanduja dhe u aksidentua gjatë uljes në aeroportin e Pokharas, në distriktin e Kaskit.

Autoritetet i kanë ende të paqarta shkaqet e këtij aksidentit, ndërkohë që kanë nisur hetimet.

Mjeti fluturues ra shumë pranë një zone të banuar, banorët e së cilës, me mjete rrethanore shkuan menjëherë në ndihmë të pasagjerëve, por pa mundur të bëjnë gjë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këtë javë në emisionin Kojshia Show mysafirë në studio ishin…