Aeroporti ‘Hamad’ fitoi vendin e tretë në botë
Përgatiti: Elmedina Ismajli, Doha-Katar
Sipas rezultateve të Skytrax World Awards për Aeroporte 2020, Aeroporti Ndërkombëtar Hamad në Doha të Katarit fitoi vendin e tretë në listën e aeroporteve më të mira në botë, i cili përfshinte 550 aeroporte, duke arritur përparim nga viti i kaluar kur u rëndit në vendin e katërt si aeroporti më i mire në botë, dhe vazhdoi ngritjet e tij në listë e aeroporteve më të mira.
Inxhinieri Badr Muhammad Al Meer, shef kryesor i Operacionit të Aeroportit Ndërkombëtar Hamad, komentoi arritje e Airoportit. Ai tha: “Ne jemi krenarë për përparimin që ne bëjmë çdo vit në listën e aeroporteve më të mira në botë, sepse ky nderë vjen direkt nga udhëtaret tanë që ndanë përvojat e tyre në udhëtimin nëpër aeroportin Ndërkombëtar Hamad, përmes një studimi të Air raportimeve ndërkombëtare Skytrax. Ai shtoj se:”Përkundër të gjitha sfidave me të cilat përballet sektori i udhëtimeve në kohën e tanishme, ne jemi të përkushtuar për rolin tonë kryesor për të ndihmuar udhëtaret të arrijnë në atdheun e tyre të sigurt”.
Ndërsa Edward Plaisted, CEO i Skytrax ka thënë se: “Aeroporti Ndërkombëtar Hamad vazhdon të arrijnë qendra prestigjioze si një aeroport kryesor dhe pionier në botë, dhe ky vlerësim është për punonjësit dhe menaxhmentin e saj”. Aeroporti Ndërkombëtar Hamad është bërë për herë të parë në mesin e tre aeroporteve më të mira në botë, dhe pa dyshim është një arritje e shkëlqyeshme. Përveç kësaj, aeroporti ndërkombëtar Hamad fitoi çmimin “Aeroporti më i mirë në Lindjen e Mesme” për të gjashtin vit radhazi, dhe çmimin “Shërbimi më i mirë i Punonjësve në Lindjen e Mesme” për të pestin vit radhazi.
Aeroporti gjithashtu arriti të ruajë vlerësimin më pesë yje të marrë që nga viti 2017. Këto rezultante dhe vlerësimi pasqyrojnë shtrirjen e punës së palodhur të bërë nga punonjësit e aeroportit që kontribuuan për ta bërë atë “aeroportin me rritje më të shpejtë në botë”. Aeroporti Ndërkombëtar Hamad regjistroi një rritje rekord në numrin e udhëtarëve gjatë vitit 2019, duke ofruar shërbime për 38 786 422 pasagjerë.
Aeroporti Ndërkombëtar Hamad është duke investua në ndërtimin e talenteve dhe kompetencave udhëheqës, pasi së fundmi nisi programin “Injaz Qatar”, i cili është një program kombëtar për zhvillimin dhe ndërtimin e talenteve të Katarit. Programi përqendrohet në trajnimin dhe zhvillimin e qytetareve, duke përmbushur kërkesat e punës në seksione të ndryshme të aeroportit për të përmirësuar performancën e punës dhe për të ndërtuar ekspertizën, në bashkëpunim me shoqatat dhe organe rregullatori në fushën e aviacionit, si dhe institucione prestigjioze arsimore vendore dhe ndërkombëtare me qëllim të sigurimit të planeve të zgjeruara të zhvillimit për kuadrot kombëtare.
Aeroporti Ndërkombëtar Hamad filloi projektet e zgjerimit në fillim të këtij viti. Faza e parë e zgjerimit do të rrisë kapacitetin e aeroportit ndërkombëtar Hamad për të marrë më shumë se 53 milion pasagjerë në vit deri në vitin 2022. Faza e dytë do të çojë në një rritje të kapacitetit të aeroportit për më shumë se 60 milion pasagjerë në vit. Lajmin e bënë të ditur sot gazeta më prestigjioze e Katarit Al- Watan.