Aeroporti i Prishtinës hapet të dielën me kushte

23 qershor 2020 | 20:32

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në mbledhjen e tetë të Qeverisë “Hoti” ka kërkuar që të shfuqizohet vendimi për pezullimin e përkohshëm e linjave ajëror dhe tokësor në Kosovë.

Ai kërkoi që rifillimi i transportit ajror dhe hapja e aeroportit ndërkombëtar “Adem Jashari”, bëhet vetëm për vijat e rregullta të domosdoshme që kthehen brenda ditës, me masa të shtuara të sigurisë dhe shëndetit.

lg.php.gifKjo kërkesë e Zemajt u miratua nga Qeveria “Hoti”.

Ai tha se udhëtarët që hyjnë në Kosovë rekomandohen të kenë testin RT-PCR negativ, jo më të vjetër se 4 ditë.

Sipas tij, ky vendim hyn në fuqi më 28 qershor 2020.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-futbollisti dhe redaktori e gazetari shumëvjeçar i sportit, Arber Grabovci,…