Ish-futbollisti Arbër Grabovci emërohet zëvendësministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit

23 qershor 2020 | 20:18

Ish-futbollisti dhe redaktori e gazetari shumëvjeçar i sportit, Arber Grabovci, ka nisur një etapë të re në karrierën e tij. Nga sot, ai do ta ushtrojë detyrën e zëvendësministrit në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Arbër Grabovci, Veteran i sportit, futbollist shumëvjeçar i ish KF ‘Buduçnosti’ i viteve 80-ta dhe lojtarë e kryetrajner dikur i KF ‘Besa’, drejtues aktual i FC ‘Peja’ si dhe gazetar e Redaktor shumëvjeçar i sportit në media prestigjioze të kohës, si RTV ‘Dukagjini’ e së fundmi ‘RADIO 1’, nga sot është emëruar zv/Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Në kuadër të plotësimit të kabinetit të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, sot ministrja Vlora Dumoshi, ka pritur në takim zëvendësministrin e ri Arber Grabovcin që zyrtarisht e ka pranuar këtë detyrë.

“Ministrja Dumoshi në takim diskutoi për detyrat e përbashkëta, për planet dhe programin që pritet të realizojë MKRS-ja gjatë këtij viti si dhe për synimet që janë gjatë mandatit qeverisës, në plotësimin e objektivave për këtë fazë.

Ministrja Dumoshi informoi me këtë rast zëvendësministrin Grabovci për prioritetet dhe sfidat që ka MKRS-ja në fushat e kulturës, rinisë, sportit, trashëgimisë dhe atë të drejtës dhe mbrojtjes së krijimtarisë e të autorëve. Ajo tha se pret një bashkëpunim dhe bashkërendim të punëve në kuadër të udhëheqjes së MKRS-së”, thuhet në njoftimin për media.

Arbër Grabovci ka falënderuar ministren Vlora Dumoshi për pritjen duke u shprehur i gatishëm për të bashkëpunuar dhe ka theksuar gatishmërinë për angazhim në përmbushjen e objektivave që ka ministria.

Arbër Grabovci është edhe Asambleist i Kuvendit komunal të Pejës në këtë mandat.

Arbër Grabovci, në pozitën e zv/Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ishte propozuar nga dega e AAK-së në Pejë, të drejtuar nga Dr.Ali Berisha, me mbështetje të kryetarit të këtij subjekti Ramush Haradinaj, ndërsa që emërimi vie nga kryeministri Avdullah Hoti.

“Falënderojë sportdashësit, njerëzit e kulturës, artit për mbështetje sikur deri më sot.

I jam mirënjohës strukturave të degës, kryetari Ali Berisha dhe ish-kryeministrin Ramush Haradinaj për besimin. Kam ardhur në ministri për të mbështetur kulturën, sportin, rininë e artin. Gjeta mikpritje të vçantë nga ministrja znj. Vlora Dumoshi, sekretari permanent z. Veton Firzi dhe të tjerë. Do të ulin flamujt partiak dhe do të punojmë shumë në sferën profesionale bashkë me ministren dhe zv/ministrat. Jam i lumtur që vijë nga qyteti i kampionëve, qyteti i Tonit, Majlindës, Mrikës, qyteti, i Sofres Pejane, Përparimit, Marigonës, Korit ‘Siparantum’, qyteti i Ehat Musës, i Danit, Shpresa Gashit dhe shumë emrave të tjerë, për të kontribuar për tërë Kosovën.”-deklaroi, zv/Ministri i ri Grabovci.

Gjatë ditës, Arbër Grabovci, në respekt të detyrës së re, pritet të heq dorë nga pozita e Redaktorit Përgjegjës të Sportit në ‘RADIO 1’./Njeshi/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Forcat e Armatosura të Shqipërisë sot kanë zhvilluar stërvitje së…