Forcat e armatosura shqiptare në stërvitje bashkë me marinsat e SHBA-ve

23 qershor 2020 | 19:51

Forcat e Armatosura të Shqipërisë sot kanë zhvilluar stërvitje së bashku me marinsat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Forcat e Armatosura shqiptare treguan edhe njëherë profesionalizmin, ndërveprueshmërinë dhe aftësitë e tyre gjatë stërvitjes me marinsat amerikanë në Bizë. Stërvitja konsistonte në dërgimin e ngarkesave ajrore dhe qitje reale, ndërkohë që Shqipëria konfirmohet si një aleate e vyer në NATO dhe faktor stabiliteti në rajon.????”, ka shkruar ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot në qytetin e Prizrenit, u përurua edhe një rrugë…