Presidentja Shiroka Pula pranoi letër urimi nga Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatović
07 nëntor 2026
| 12:34
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatović, me rastin e marrjes së detyrës.
Në letrën e tij, Presidenti Milatović i ka përcjellë Presidentes Shiroka Pula urimet më të mira, duke shprehur bindjen se marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi do të vazhdojnë të thellohen edhe më tej, nëpërmjet bashkëpunimit në fusha me interes të ndërsjellë.



