Foda publikon listën e Kosovës për ndeshjet ndaj Izraelit dhe Irlandës

06 nëntor 2026 | 14:15

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e radhës në kuadër të Ligës së Kombeve.

“Dardanët” do të përballen me Izraelin dhe Republikën e Irlandës, në dy sfida të rëndësishme për objektivat e tyre në këtë kompeticion.

Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë me dije se skuadra do t’i hyjë këtyre përballjeve me motivim të lartë, përkushtim maksimal dhe shpirt luftarak, me synimin për të vazhduar me paraqitje dinjitoze dhe rezultate pozitive.

Në listë ka tri prurje të reja. Bëhet fjalë për Lindrit Kamberin, Bleon Kurtulusin dhe Enis Rexhepin, të cilët ftohen për herë të parë në Kombëtaren e Kosovës.

May be an image of trumpet and textMay be an image of soccer, football and text

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Duke u bazuar në nenin 7 të Udhëzimin Administrativ (MMPHI)…