Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ së shpejti do të bëhet me një aeroplan të ri

18 qershor 2019 | 14:54

Zëvendësministri i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, Rexhep Kadriu, në emër të ministrit Pal Lekaj, të martën ka pritur në takim delegacionin austriak të kompanisë ajrore “Eurowings” dhe “Lufthansa Group”.

Temë kryesore e këtij takimi ishte rritja e afarizmit ajror dhe fluturimeve, e për të cilën kompania “Eurowings” tashmë operon në Kosovë, por që synon stacionimin edhe të një aeroplani të ri në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, si dhe angazhimin e një ekuipazhi vendor.

Me startimin e operimit të këtij aeroplani, do të rritet edhe zhvillimi ekonomik i vendit, ngase do të bëhet i mundur punësimi i të rinjve kosovarë, ku për çdo fluturim do të punësohen nga tridhjetë pjesëtarë ekuipazhi.

Përveç kësaj, në të ardhmen synohet që numri i të punësuarve të arrijë deri në 300, të trajnohen profesionalisht dhe të jenë të gatshëm të punojnë edhe nëpër destinacione të tjera nëpër botë.

Zëvendësministri Kadriu, duke pasur parasysh interesat e qytetarëve të Republikës së Kosovës, pohoi se një gjë e tillë, përveçse do të ndihmonte në rritjen e kapaciteteve të resurseve humane të Kosovës, gjithashtu do të luante një rol shumë të rëndësishëm edhe në stimulimin e tregut dhe zbritjen e çmimit të aviobiletave.

Në këtë mënyrë, MIT-ja do të jetë e gatshme të mirëpres çdo kërkesë të parashtruar nga autoritetet austriake, si dhe të ofrojë çdo lloj mundësie brenda kompetencave të saj, deri në zbatimin e plotë të marrëveshjes me kompaninë në fjalë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka…