Aeroporti Nderkombetar i Prishtines ‘Adem Jashari’ vazhdon trendin e rritjes se nr. te udhetareve dhe fluturimeve dhe destinacioneve te reja

01 shkurt 2024 | 11:42

Aeroporti i Prishtines ka permbyllur nje vit te suksesshem me nje numer udhetaresh, asnjehere te arritur me pare. Nje numer prej 3 milion udhetaresh ishte arritur ne muajin nentor per te shenuar me pas 3 424 883 udhetare ne fundvit apo nje rritje prej 14,37% krahasuar me vitin paraprak dhe 23 278 fluturime apo 7.5% me shume se sa ne vitin 2022.

Nr. i udhetareve dhe fluturimeve vazhdon me nje trend te rritjes ku ne muajin Janar 2024 jane sherbyer 287 205 udhetare apo 21.9 % me shume se sa ne muajin Janar 2023 dhe 996 fluturime apo 23.3% me shume krahasuar me Janar 2023. Muaji Janar 2023 kishte 235 576 udhetare dhe 808 fluturime te sherbyera.

Kjo rritje e jashtezakonshme thekson perkushtimin e aeroportit per te ofruar pervoja te reja per udhetaret e saj duke qene te orientuar edhe ne shtimin e destinacioneve  apo rritjen e fluturimeve ne destinacionet ekzistuese ne vitin 2024.

Per te permbushur kerkesat e udhetareve Aeroporti i Prishtines kete vit ka shtuar destinacionet e reja Luxembourg, Riga, Izmir, Heraklion, Halmstad etj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duke komentuar vendimin e Kosovës për largimin nga përdorimi të…