Afaristë nga Kosova takojnë ish-presidentin Mesić

25 janar 2020 | 18:40

Afaristë nga Kosova, të materialeve ndërtimore dhe të ndërtimeve të larta, Muhamet Maloku, Haradin Deliu, Ismet Mustafa dhe Maliq Dakaj, në një vizitë që kanë pasur në qytetin Nashice në Kroaci ditën e enjte, kanë pasur edhe një takim me ish-presidentin e Kroacisë, mikun e madh të shqiptarëve, Stjepan Mesić, të cilin e kanë falënderuar për bashkëpunimin e mirë me Kosovën dhe për raportet e mira miqësore dhe për përkrahjen e vazhdueshme që Kroacia ka dhënë për Kosovën dhe shqiptarët vazhdimisht, sidomos nga koha kur Mesić ishte president i Kroacisë.

Afaristët nga Kosova kanë kërkuar nga ish-presidenti Mesić t’i nxisë afaristët kroatë të vijnë të investojnë në Kosovë, pasi që vendi ofron mundësi të mira dhe të shumta për bizneset e huaja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barcelona ka pësuar humbje prej 2 me 0 në udhëtim…