
Afaristi Dervishaj thotë se PDK-ja është parti unifikuese dhe e përkushtuar për qytetarët
01 korrik 2025
| 22:00
Afaristi dhe anëtari i KD të PDK-së, Shahin Dervishaj ka postuar në ‘Facebook’ një fotografi nga Konventa e PDK-së.
Ai përcjell një mesazh të unitetit që ka ky subjekt politik.
“Gjatë Konventës së PDK-së pata nderin të takohem me Doktoreshën Jona Arifi, si dhe me ansambleistët e PDK-së Gresa Lahun dhe Muhamet Selmanin, ku biseduam rreth sfidave aktuale dhe synimeve të përbashkëta për të ardhmen. Ky takim ishte dëshmi e unitetit dhe përkushtimit që na bashkon në shërbim të qytetarëve dhe të partisë sonë”, ka shkruar Dervishaj.