Agim Ademi takon në Tiranë kryetarin e Federatës së Futbollit të Ganës

01 korrik 2025 | 22:41

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, në Tiranë ka takuar kryetarin e Federatës së Futbollit të Ganës, Kurt Edwin Simeon-Okraku.

“Gjatë vizitës së tij në selinë e FSHF-së, së bashku me presidentin Armand Duka, diskutuam mbi zhvillimet e fundit në futbollin ndërkombëtar dhe mundësitë e bashkëpunimit mes federatave tona”.

“Ishte një shkëmbim i frytshëm mendimesh mbi sfidat dhe përparësitë që sjell futbolli në vendet tona. Falënderoj z. Okraku për qasjen miqësore, si dhe Federatën Shqiptare të Futbollit për mikpritjen e shkëlqyeshme”, ka shkruar Ademi në Facebook.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të mërkurën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira…