Te ‘Meka Halal Food’ s’do të ketë pagë nën 400 euro

23 shkurt 2022 | 12:45

Pronari i Meka Halal Food, Burim Piraj njofton se ka vendosur që paga minimale të jetë 400 euro.

Në një postim në “Facebook”, Piraj thotë se kjo pagë do të zbatohet nga 1 marsi.

“Sot marrë vendim që paga minimale në firmën time Meka Halal Food nga 1 marsi 2022, me emrin e të Madhit Zot të jetë 400 euro”, ka shkruar Piraj.

Postimi i plotë:

Si pjesëtar i komunitetit të biznesit nuk mund t’i lejoj vetvetes rolin e spektatorit të ngjarjeve ekonomike dhe politike në vend!

Kosova është Atdheu ynë dhe ne duhet me aq sa mundemi të japim kontribut.

Nuk ndihem mirë kur e shoh vendin në një gjendje kaotike ku fuqia punëtore është e sfiduar për ekzistencë nën presionin e rritjes enorme të çmimeve të artikujve esencial dhe të energjisë,

Prandaj sot marr vendim që paga minimale në firmën time MEKA HALAL FOOD nga 1 Marsi 2022 me Emrin e të Madhit Zot të jetë 400€ neto!

Zoti e bekoftë Kosovën!

Zoti i bekoftë trojet shqiptare dhe diasporën!

Zoti i bekoftë shqiptarët!

#ALLAHUEKBER

#elhamdulillah

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lidhja e Historianëve “Ali Hadri” dega në Deçan e kundërshton…