Afaristi Ramush Ahmetaj i jep mbështetje Labinot Pangjajt: E meriton besimin e qytetarëve për deputet

26 maj 2026 | 20:18

Afarisiti Ramush Ahmetaj ka shprehur mbështetjen e tij për kandidatin e AAK-së për deputet me numër 22, Labinot Pangjaj.

Ahmetaj ka thënë se e përkrah Pangjajn, pasi beson se ai do t’i përfaqësojë denjësisht interesat e qytetarëve të Pejës dhe të gjithë Kosovës.

“Jam përkrahës i Labinot Pangjaj sepse besoj që ai do t’i përfaqësojë interesat e qytetarëve të Pejës dhe krejt Kosovës sa më mirë dhe e meriton besimin tonë me votë. Ka treguar sukses si asamblist në tri mandate. Suksese 128✅22”, ka shkruar Ahmetaj.

Ai ka vlerësuar përvojën dhe angazhimin e Pangjajt në jetën politike lokale, duke theksuar se puna e tij si asamblist për tri mandate është dëshmi e besimit qytetar dhe përkushtimit ndaj komunitetit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka festa që i kujton si ngjarje, por ka edhe…