Afaristi Shahin Dervishaj zhvillon takim në Hagë me Robert Bosch dhe Nevenka Tromp

14 shtator 2025 | 21:14

Afaristi shqiptar në Gjermani, Shahin Dervishaj, ka postuar një fotografi në “Facebook” me ish ambasadorin e Holandës në Kosovë, Robert Bosch dhe Nevenka Tromp, ligjëruese në Universitetin e Amsterdamit, njëherësh hulumtuese e Tribunalit të Hagës për krimet në ish-Jugosllavi.

Pjesë e këtij takimi ishte edhe deputeti i PDK-së, Artan Behrami.

Afaristi Dervishaj ka njoftuar se ky takim ka ndodhur para protestës, e cila u mbajt sot në Hagë.

“Para protestës patëm shumë takime me personalitete të ndryshme që na dhanë mbështetje dhe frymëzim. Megjithatë, ndër takimet më mbresëlënëse ishte ai me z. Robert Bosch, ish-ambasador i Holandës në Kosovë, një mik i madh i vendit tonë dhe njohës i thellë i realitetit politik. Po aq i veçantë ishte edhe takimi me mikeshën e nderuar, znj. Nevenka Tromp, e cila me kontributin e saj të palodhur në drejtësi ndërkombëtare, i dha shqelmin e fundit kasapit të Ballkanit, duke lënë një gjurmë të pashlyeshme në historinë e drejtësisë për viktimat”, ka shkruar Dervishaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kanceri i pankreasit (i njohur edhe si kanceri pankreatik dhe…