Manifestim në mbështetje të heronjve të lirisë

14 shtator 2025 | 20:01

Sali Bislimi

Emocione, lotë, dhimbje dhe krenari – aty ku atdheu thërret liri për çlirimtarët.
Jemi këtu për t’i thënë botës së lirë se Liria nuk burgoset, nuk durojmë padrejtësi dhe jemi këtu për t’u bërë me dije të gjithëve se koha për të shkelur shqiptarët ka përfunduar.
Sot, mbi 15,000 protestues, deri në kupë të qiellit, ngritën zërin në mes të Hagës për Hashimin, Jakupin, Kadrin dhe Rexhën, sepse nuk tolerojmë këtë padrejtësi, e cila është e mbështjellë si një virus në demokraci.
Me shpirtin e tyre të mbushur me atdhedashuri, ata i treguan botës demokratike se Hashim Thaçi është profeti ynë dhe i Dardanisë.
Ne ju besuam se ishit të drejtë, por jemi të mërzitur për tradhtinë që na keni bërë në proces. Jeni vënë në shërbim të Serbisë, duke bashkëpunuar me ata që vranë një popull për një shekull, në mes të Evropës së civilizuar, pa dhënë asnjëherë llogari.
Në sytë e tyre lexoja forcën dhe gatishmërinë për ta vënë përsëri shpirtin në shërbim të atdheut.
Respekt udhëheqjes së organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, në krye me patriotin e devotshëm Hysni Gucati.
Unë nuk mund të kthehem, por qëndroj këtu. E lutem Krishtin të më ndihmojë të bëj diçka për heronjtë e vendit tim të kidnapuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Guvernatori i Utah, Spencer Cox, u tha mediave amerikane se…