Afatin e provimeve të qershorit mund ta organizojmë fizikisht, por edhe online

16 maj 2020 | 10:14

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema, ka treguar se Universiteti i Prishtinës është i gatshëm ta organizojnë afatin e provimit të qershorit qoftë online, qoftë në mënyrë fizike. “Jemi të gatshëm që afatin e qershorit ta organizojmë qoftë online apo në mënyrë fizike, edhe pse nuk kemi ndonjë përvojë. Kemi disa fakultete që kanë numër të madh të studentëve, prandaj është më vështirë të organizohet online, por edhe studentët kanë kërkuar që në mënyrë fizike të organizohen provimet, e ne jemi të gatshëm për të dy opsionet”, ka thënë Dema, i cili ka bërë me dije se “jemi përgatitur që në këto hapësira që i kemi, edhe pse në disa fakultete kemi mungesë të hapësirave, t’i kombinojmë të gjitha hapësirat dhe mbi bazën e kufizimeve që do të jenë, t’i organizojmë provimet në grupe më të vogla”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Virusi Corona paraqet një kërcënim për presidentin amerikan Donald Trump,…