Afganistan: Nga një sulm me predhë janë vrarë pesë presona

16 janar 2018 | 18:47

Së paku pesë  persona janë vrarë dhe afro 45 të tjerë janë plagosur nga një sulm me predhë në një treg në pjesën veriore të Afganistanit.

Në mesin e të plagosurve nga sulmi i sotëm në provincën Fariab ka pasur edhe gra e fëmijë, kanë thënë zyrtarët.
Një zëdhënës i policisë lokale tha se tri predha kanë rënë në tregun javor në një qark të kësaj province, sot gjatë mëngjesit, raporton “Rel”.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, megjithëqë për zyrtarët lokalë të dyshuar janë militantët talibanë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë…