LUTFI HAZIRI, SI VOJSA OSMANI!
Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA
Krimi zgjedhor: Për zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, Albin Kurthi i futi midis 300 dhe 400 milionë euro për korruptim të procesit zgjedhor dhe blerje të votave që për rezultat pati mbi 51 për qind të votave. Lëmosha prej 100 eurosh u nda për kategoritë më të cenueshme si pensionistët që mbijetojnë në kushte nën dinjitet minimal. Edhe përfituesit tjerë të skemave sociale u prekën nga “mëshira” e mashtruesit Kurthi dhe pisit Murati. Studentët që ishin burim i pashtershëm i çdo kundërshtimi të robërisë e që pjesa më e madhe e tyre, hiç këtu ata të pjellës dhe mendësisë jugosllave dhe serbe, u rreshtuan në radhët e së lavdishmes Ushtri Çlirimtare të Kosovës sikur që përbënin pjesën më të madhe të ish të burgosurve politikë në ish-Jugosllavi. Partitë e lodhura opozitare në vend se t’i bojkotojnë këto zgjedhje të korruptuara u mjaftuan me kundërshtim gojor ndonëse nëpër Kosovë strukturat e regjimit autokrat të Kurthit shpërndanin para, thasë me miell, arka me vaj, subvencione dhe grante, punësime pa asnjë kriter, emërime partiake në poste të larta, largime nga puna dhe degradime në pozita të veteranëve të luftës, ish të burgosurve politikë dhe çdokënd që e kishin futur në listën e “armiqve” ndonëse në botën normale ishin thjesht kundërshtarë politikë. Pjesëtarët hileçarë të diasporës i korruptuan me bileta aeroplani, autobusi, ua mbulonin shpenzimet për veturë, ua paguanin dhomat e hotelit, ua dhanë shtesat për fëmijë ndonëse ata i marrin këto shtesa në vendet ku jetojnë, iu dhanë ndihma sociale që nuk iu takojnë, iu dhanë para për tekste shkollore ndonëse ata as nuk jetojnë e as nuk shkollohen në Kosovë. Marrin paturpësisht edhe centin e fundit në Kosovë pa asnjë bazë ligjore. Këta nuk kanë asnjë lidhje me moral prandaj e bëjnë këtë. Këta mashtrues në diasporë që përfitojnë në mënyrë aq të pandershme duhet të denoncohen te autoritetet e shteteve ku jetojnë sikur që duhet të denoncohen edhe publikisht. Kjo është baza elektorale e Kurthit në diasporë! Këta ishin dhe janë kundër luftës çlirimtare, kundër UÇK-së sepse atdhetarizmin kurrë nuk e kanë pasur afër zemrës e lëre në zemër! Edhe në zgjedhjet e 7 qershorit 2026 u përsërit e njëjta poshtërsi; korruptimi i procesit zgjedhor dhe blerja e votave përmes, së paku 150 milionë euro që u shpërndanë sipas skemës kriminale të 28 dhjetorit 2025 e ku njëra ndër hallkat kryesore të këtij krimi të organizuar ishte Vojsa Osmani, ish presidente e deklasuar nga Kurthi dhe trutharët e LV-së pasi ua caktojë datën dhe ditën për zgjedhje e që u kërkua nga keqbërësi Kurthi.
Opozita e gjendur në shok postraumatik pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, nuk pati guxim t’i bojkotojë as zgjedhjet e 7 qershori të këtij viti ndonëse ishin copy paste e zgjedhjeve paraprake, brutalisht të manipuluara, të korruptuara dhe të vjedhura. Sidomos e votave me postë dhe përfaqësi diplomatike ku LV-ja e barazon rekordin e Enver Hoxhës, Titos, Stalinit dhe Kim il Sunit me mbi 83 për qind. Ndërkaq, me votat e brendshme sillet pak mbi 40 për qind. Dhunim i trendit përmes korruptimit të votës. Opozita, në vend që të mos i pranojë këto rezultate, rri në pritje të një thirrje telefonike nga kryearkitekti i këtij krimi elektoral, KM kujdestar, Albin Kurthi. Para zgjedhjeve pata shkruar; bojkotoni zgjedhjet e kurdisura ose mos i pranoni këto rezultate. Nëse nuk e bëni këtë, trusni dhe heshtni duke u kapur për bishti të qerres së Albin Kurthit.
Heshtje mortore pas zgjedhjeve: Realisht në Kosovë nuk ka opozitë me koç… politike dhe e gatshme të sakrifikohet për një kauzë opozitare. Përveç disa analistëve dhe gazetarëve. Përveç Ramush Haradinajt dhe Përparim Ramës. Të tjerët mrizojnë në zonën gri të komoditetit opozitar. Prandaj po sulmohet aq brutalisht dhe paturpësisht Ramush Haradinaj dhe familja e tij nga cyberzagarët jugosllavë dhe serbë të Albin Kurthit. Prandaj po sulmohet edhe themeli mbi të cilin është ndërtuar pavarësia e Kosovës dhe vet qenia shqiptare, familja e komandantit legjendar, Adem Jashari.
Prandaj po sulmohen krerët ushtarakë dhe shtetërorë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, me shokë që po mbahen peng në Hagë.
Prandaj po margjinalizohet Frymëzimi, Kuptimi dhe Përmbajtja e Luftës për Çlirim, Liri, Pavarësi dhe Bashkim Kombëtar, Bacë Adem Demaçi.
Figura më e fuqishme opozitare e që është edhe karizmatike në Kosovë sot është Përparim Rama, kryetar i Prishtinës. Po sulmohet nga Kurthi përmes amebave të pushtetit sikur penguesi pis, Hekuran Murati, paramilitari i Arsovkës, antishqiptari dhe anti-UÇK, Dimal Basha dhe eminenca gri e majave të krimit të organizuar, korrupsionit, antikombëtarizmit, spiunimit, linçimit të çdo vlere njerëzore dhe kombëtare, madre madrinos së nëntokës së LV-së dhe Vejushës së Zezë, Dejona Mihali. Po sulmohet edhe nga LDK-ja, nga llaskucët e Abdixhikut dhe Vojsa Osmanit nga frika se mos ua merr partinë! Nëse ua merr Kurthi, nuk ka problem, e kanë përvojën e renegates Osmani. LDK-ja, përjashtuar disa raste individuale jo që nuk e mbrojtën Ramën nga brutaliteti i një personi informal në Kosovë që vranë e kthjellë, pa asnjë pozitë dhe certifikatë sigurie siç është agjentja e dyshuar greke dhe serbe Dejona Mihali. Vojsa Osmani, Shvarc Donika, Xhelal Sfeqla dhe Albulena Haxhiu duhet t’i tregojnë qytetarëve të Kosovës se si u bë që koka e krimit të organizuar e nëntokës së LV-së dhe rrezikuesja e sigurisë së shtetit, nga persona non grata (e padëshiruar) u bë persona super grata (shumë e dëshiruar)! Duhet të sqarojnë se si një person ekstremisht i pamoralshëm si Elpis Hoxha paguhet nga buxheti i Kosovës dhe punon kundër Kosovës. Apo, i ikuri nga Muzeu i Maskave në Shkodër nga koha e Enver Hoxhës, Hysamedin Xhehnemi merr pagë nga Kosova. Etj. etj. LDK-ja, për më keq përmes zëdhënësit të LV-së brenda kësaj partie, Lumir Abdixhikut dhe llaskucëve shoqërues i nguli thikën në shpinë Përparim Ramës pas koalicionit me PDK-në ndonëse e ka të qartë se vetëm Rama dhe PDK-ja ia mundësuan LDK-së fitoren në Prishtinë gjatë dy mandateve të fundit. Prandaj e sulmojnë Ramën për t’i pëlqyer Kurthit.
Lutfi Haziri është një veteran i LDK-së që përmes aftësisë fenomenale për përshtatje i ka mbijetuar të gjitha garniturave politike, që nga përfundimi i luftës. Ditëve të fundit, si ballon provues i Abdixhikut dhe Osmanit doli me një vardisje të hapur ndaj Albin Kurthit dhe sektit të LV-së duke ofruar 18 vota për një koalicion dhe zgjedhje të presidentit. Po të njëjtin qëndrim e shprehu projugosllavi legjendar, Azem Vllasi, mbetje mortore e kriminelit Tito. Lutfi Haziri ka një të kaluar shumë më të mirë, më të pasur (në çdo aspekt) se Lumiri dhe Vjosa prandaj nuk duhet të shërbejë si profaturë për ambiciet karrieriste patoligjike të dyshes anti-LDK, Lumir Abdixhiku dhe Vojsa Osmani. Këta të dy nuk janë as e sotmja e LDK-së e lëre më e ardhmja. Janë karrieristë patologjikë. Dhe nuk i takon Lutës të bëhet vegëza e tyre për t’u lidhur me Albinin. Nëse po, Luta me dorë të vet po e vendosë litarin në fyt. Ka pak rëndësi pastaj se kush e bënë ekzekutimin teknik, Albini, Lumiri apo Vojsa. Nuk mund Luta ta këndojë këngën e mjellmës, në mesin e korbave! Dhe nuk duhet!
Lumiri me Vojsën i përzënë nga 10-tshja e parë Avdullah Hotin dhe Hykmete Bajramin. Votuesit i kthyen në 10 më të votuarit. Lumiri dhe Vojsa e larguan Arben Gashin nga hierarkia e LDK-së, votuesit e kthyen në vendin që e meriton. Lumiri dhe Vojsa bënë përpjekje të eliminojnë nga lista fituese Janina Ymerin dhe Ermal Sadikun. Votuesi nuk i votoi, nuk e dëgjuan dyshen karrieriste anti-LDK dhe pro Kurthit. Sepse këta janë fryma e vërtetë e LDK-së. Këta janë opozita serioze kundër Kurthit, bashkë me Ramën prandaj edhe po luftohen tinëzisht nga Lumiri dhe Vojsa dhe në mënyrë të paskrupullt nga Vejusha e Zezë e sektit LV- së, spiunja e dyshuar greke dhe serbe, Dejona Mihali. Këta nuk duhet të bëhen shpinë dhe strehë për keqbërësit e pushtetit dhe për lakmitarët e posteve, Lumirit dhe Vojsës.
Nëse PDK-ja hynë në çfarëdo koalicioni me sektin e LV-së, lirisht le të hapin të pame për vdekje të kësaj partie! E kam një dilemë rreth Doarsa Kicës që nuk po e mbron Ramën ndonëse buzët i ka të djegura nga çorba e LV-së. Doarsa nuk mund ta ndërtojë dhe forcojë personalitetin duke qëndruar nën hijen e këtij dyshi anti-LDK, Lumirit dhe Vojsës, Boni dhe Klajdit.
Si të veprojë opozita: Opozita nuk duhet t’i pranojë rezultatet e votimit me postë dhe në përfaqësitë “diplomatike” që në fakt janë shndërruar në pika të sektit LV-së. Opozita po shpenzon kohë me gazin amerikan duke e përdorur si armë politike. Albin Kurthi do ta pranojë gazin amerikan dhe çdo gaz tjetër vetëm për të qëndruar në pushtet. Do të bindeni shpejt. Nëse opozita i pranon këto rezultate të kurdisura dhe të vjedhura atëherë duhet t’i votojë sektit LV-së çdokënd që e propozon për kryetar Kuvendi, president dhe KM dhe pastaj duhet ta sjellë Zvërnecin në Kosovë. Autokratët nuk e pranojnë fuqinë e votës nëse iu del nga duart. Albin Kurthi është autokrat patologjik. Askujt nuk i beson, nuk është tolerant, është hakmarrës dhe shpërfillës ekstrem. Armiqtë i përndjek në baza personale dhe familjare. Prandaj, bazuar në drejtësinë hyjnore (është e pagabueshme) nuk mund ta ketë fundin e mirë dhe të dinjitetshëm. Drejtësinë tokësore e ka kapur!
Kosova ka hyrë në një labirint dhe me Kurthin nuk del dot nga labirinti. Nëse ndodhë e kundërta, nuk kemi pse ta kundërshtojmë apo hidhërohemi. Përkundrazi!



