
AFRIM ZHITIA DHE BILL KLINTON NË SALLËN E KUQE TË FAKULTETIT FILOLOGJIK NË PRISHTINË
“…Këtu në këtë të famshmen Sallen e Kuqe, të Fakultetit Filologjik, në këtë podium madhështor ku është shpallur Doktor Nderi i Universitetit të Prishtinës, Presidenti legjendar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Bill Clinton, Udhëheqësi i Lëvizjes Popullore të Kosovës, Heroi i Kombit Afrim Zhitia në vitin 1989, pra 16 vite më parë, është ngritur si anteu, i patrembur dhe në prezencen e profesorëve universitar të ardhur enkas nga Beogradi, të cilët kishin mision përgatitjen e ardhjes në pushtet të kriminelit Millosheviq, kishte kundërshtuar ardhjen e klikës së Millosheviqit dhe e kishte krahasuar lëvizjen millosheviqiane me lëvizjen populiste të fashistit Musolin, dhe me pushtetet tjera antipopullore dhe antiracore ne botë!
Pas përfundimit të ligjeratës së udhëheqësit, profesorët e Beogradit në stil policor ia kanë kërkuar indeksin, duke mos besuar se ajo madhështi intelektuale e shfaqur para syve të tyre dhe e zgjuar jashtë mase nuk ishte e mundur të ishte student!
Afrim Zhitia me plot krenari e dinjitet ua ka treguar Indeksin e Universitetit të Prishtinës!
Dmth në mënyrën më të denjë të mundshme ka përfaqsuar studentin liridashës shqiptar të Kosovës!
Diskutimi i Afrim Zhitisë në kunkundërshtim të ardhjes në pushtet të gjakpirësit të Ballkanit, për mendimin politik shqiptar kishte shënuar një fitore të madhe!
Me diskutimin e tij në gjuhën e pushtuesit, politikani Afrim Zhitia, paralajmronte se çdo të ndodhte pas ardhjes në pushtet të klikës që tanimë të gjithë e dimë se sa vuajtje i shkaktoi popujve të ish-Jugosllavisë dhe popullit shqiptar në veçanti!
Mirpo të pranishmit ndonëse shumica shqiptare këtu në sallën e kuqe të ngazëllyer nga fjala e guximshme e Afrim Zhitisë, nuk e kishin mbështetur as me brohoritje as me duartrokitje!
Meqë atëherë nuk ishte e mundur të bëhej një gjë e tillë, unë ju thërras të nderuar të pranishëm që sot, Sallën e Kuqe ta ndizni zjarr me duartrokitje në kujtim dhe nderim të diskutimit historik të Afrim Zhitisë!
Pas kundërshtimit që i bëri fillit të ardhjes në pushtet të filozofisë dhe politikës millosheviqiane, dhe pas legjitimimit nga profesorët serbë në stil policor, Afrim Zhitia në mënyrë urgjente për herë të dytë më 18 Qershor 1989 thirret në Armatën Jugosllave në Shibenik të Kroacisë…!”
Ismet Sylejmani,
Pjesë nga fjalimi im i mbajtur në Prishtinë, më 10 Nëntor 2005!
Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 18 Qershor 2025!
P.S. 18 Qershori është data kur në vitin 1989, Udhëheqësi i Lëvizjes Popullore të Kosovës, Heroi i Kombit Afrim Zhitia, është thirrë për herë të dytë në Armatën Jugosllave në Shibenik të Kroacisë!