Afro 100 njerëz të vrarë në një fshat të Malit

10 qershor 17:53

Afro 100 njerëz janë vrarë në një sulm në një fshat të Malit, të banuar nga grupi etnik Dogon.

Sulmi ndodhi në fshatin Sobale Kou, raporton “BBC”.

Trupat e të vdekurve janë djegur, ka thënë një zyrtar lokal, ndërsa kërkimet për më shumë trupa janë duke vazhduar.

Në muajt e fundit, në Mali ka pasur një numër të madh sulmesh – disa prej tyre etnike, disa të kryera nga grupet xhihadiste.

Përleshjet midis gjuetarëve Dogon dhe barinjve Fulani janë të shpeshta.

Në rajonin e njëjtë në muajin mars, mbi 130 fshatarë Fulani janë vrarë nga persona të armatosur, të veshur me veshje tradicionale të gjahtarëve Dogon.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se "është shumë…