Agim Ademi: Paraqitje e shkëlqyeshme, urime FC Ballkani

19 korrik 2022 | 23:47

Agim Ademi, president i Federatës së Futbollit të Kosovës, ka theksuar se FC Ballkani pati një paraqitje të shkëlqyeshme në ndeshjen e rrethit të dytë në Ligën e Konferencës.

“Fitorja me rezultat 4:0 ndaj La Fioritas në ndeshjen e parë është një hap i madh drejt kualifikimit në rrethin e tretë”.

“Tani me të drejtë presim që pas një jave në stadiumin “Fadil Vokrri” portokallezinjtë e Suharekës ta konfirmojnë kualifikimin. Urime FC Ballkani, suksese në ndeshjet e radhës”, ka shkruar Ademi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ballkani shkatërron La Fioritan si mysafir

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
8 korrik 2022, Polykastro, kufiri Maqedoni – Greqi, ora 21:11…